Reali nis negociatat për vazhdimin e kontratës me Varanen

Reali nis negociatat për vazhdimin e kontratës me Varanen

Qendërmbrojtësi Raphael Varane ka nisur negociatat me Real Madridit për vazhdimin e kontratës, ka raportuar të martën e përditshmja spanjolle “Marca”.

Mësohet se krerët e Realit i kanë ofruar Varanes rinovimin e kontratës deri në verën e vitit 2023 pasi aktualja i skadon vitin e ardhshëm.

Te Reali po insistojnë ta mbajnë Varanen edhe për disa vite në Madrid pasi është pjesë e projektit për të ardhmen.

Varane 28-vjeçar është pjesë e Realit prej vitit 2011 kur iu bashkua nga Lensi. Këtë sezon, Varane ka regjistruar 40 ndeshje në të gjitha garat dhe ka shënuar dy gola.

Related Articles