Ka filluar ceremonia mortore për gruan shtatzën e cila u vra mizorisht nga bashkëshorti i saj para oborrit të Klinikës së Onkologjisë.
Familjarët e së ndjerës mes lotësh janë përshëndetur me të për herë të fundit.
Varrimi i së ndjerës do të bëhet në orën 13:00, në varrezat e fshatit.
Në vendngjarje ndodhen edhe patrullat e Policisë së Kosovës.
Ndërkohë i dyshuari kryesor për vrasjen e saj, Sokol Halili, as gati 40 orë pas krimit monstruoz, ende s’ka rënë në prangat e Policisë.
Operacioni për kapjen e tij ka nisur menjëherë pas momentit tragjik, kur edhe është identifikuar dorasi nga hetuesit policorë, mirëpo edhe përkundër kërkimeve ende nuk është lokalizuar vendndodhja e tij.