Trajneri i Serbisë, Dragan Stojkoviq, ka thënë se ekipi i tij nuk ka pasur forcë për ta kaluar grupin në Kupën e Botës “Katari 2022”.
Në konferencën për shtyp, Stojkoviq ka falënderuar lojtarët për angazhimin dhe ka shtuar se Serbia është larguar nga Katari me kokën lartë. Në tri ndeshje në fazën e grupeve, Serbia përfundoi e fundit me vetëm një pikë. Regjistroi dy humbje dhe një barazim, ndërsa eliminimin e konfirmoi pas disfatës nga Zvicra 3:2 në duelin e fundit të Grupit D.
“Ndoshta, ne kemi mundur ta kalojmë grupin, por pastaj nuk do të kishim bërë asgjë. Ne kemi humbur, por nuk jemi mposhtur dhe largohemi me kokën lart. I përgëzoj lojtarët për angazhimin, motivimin dhe atsmoferën, që ishte e mirë dhe jo siç raportohej se kishte probleme”, ka thënë Stojkoviq.
“Ky ishte maksimumi ynë në Botëror duke pasur parasysh gjendjen në të cilën ishim. Edhe në këtë gjendje, në ishim pranë kalimit tutje. Mirëpo, nuk do të kishim forcë për më shumë”.