Njëri nga ushtarët e KFOR-it tashmë ka hyrë brenda objektit të Zyreve të Komisionit Komunal Zgjedhor në Veri të Mitrovicës.
Lajmin e ka bërë të ditur gazetari i RTV Dukagjinit, i cili po raporton drejtpërsëdrejti nga vendi i ngjarjes.
Ndryshe, më parë në vendin e ngjarjes kanë dalë Policia e Kosovës dhe EULEX-i, por që nuk janë futur brenda.
Pas qëndrimit të EULEX-it dhe ardhjes së Policisë së Kosovës, kjo e fundit ka vendosur shirita rreth objektit të KKZ-së në Veri. Ndërkaq, mjeti shpërthyes nuk ishte larguar akoma dhe policia së bashku EULEX-in po qëndronin jashtë objektit të KKZ-së
Njashtu, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se nuk ka pasur të lënduar në këto shpërthime dhe ka ftuar qytetarët për bashkëpunim dhe qetësi.