Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, është takuar me Komisionerin për Zgjerim, Oliver Varhelyi.
Në këtë takim, siç njofton komisioneri përmes një postimi në Twitter, mes të dyve është diskutuar për aplikim e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
“Aplikimi i afërt i Kosovës për të nisur procesin e anëtarësimit në BE ishte tema e takimit me Besnik Bislimin”, ka shkruar Varhelyi.
Përveç këtij takimi, bazuar në njoftimin e Qeverisë, Bislimi do të zhvillojë takime edhe me zyrtarë të tjerë të lartë të Komisionit Evropian, Këshillit Evropian dhe Parlamentit Evropian.
#Kosovo’s imminent application to start the EU membership process was the topic of the meeting with @BislimiBesnik. pic.twitter.com/MlLOT5i3iJ— Oliver Varhelyi (@OliverVarhelyi) December 8, 2022