Ilir Daja flet nëse do të merr drejtimin e Shqipërisë!

Ilir Daja flet nëse do të merr drejtimin e Shqipërisë!


Emri i Ilir Dajës, trajneri të FC Ballkani është njëri ndër më të lakuarit në mediat shqiptare në lidhje me mundësinë që të merr drejtimin e kombëtares shqiptare pas largimit të Edi Rejas, shkruan Gazeta “Enigma”.

Megjithatë, në një prononcim për mediumin “Kanal 10”, tekniku 56 vjeçar ka theksuar se ende nuk e ka kontaktuar askush nga Federata Shqiptare e Futbollit.

“Sigurisht që kulmi i një trajneri është të merr drejtimin e ekipit kombëtar. Unë jam në kontratë me ekipin e Ballkanit dhe për këtë arsye nuk kam patur asnjë kontakt me drejtuesit e federatës shqiptare. Kam kontratë edhe dy vite me Ballkanin dhe duhet folur me klubin nëse ka diçka konkrete”, deklaroi Daja.

Daja është njëri ndër trajnerët më të suksesshëm shqiptar, teksa me dy skuadra kishte arritur të merr pjesë në gara evropiane.

Në sezonin 2017/18 e bëri me Skënderbeun e Korçës në Ligën e Evropës, ndërkohë në edicionin 2021/21 me Ballkanin e Suharekës në Ligën e Konferencës.

Përveç Dajës, emër i përfolur për të marr drejtimin e kombëtares shqiptare është edhe legjenda e futbollit argjentinas, Esteban Cambiaso. /Gazeta Enigma/

VIDEO:

Related Articles