Në mbrëmjen e djeshme u raportua për një plagosje në veri të Kosovës ndaj një zyrtari policor kosovarë, njofton Gazeta Enigma.
Gjithashtu sulme ka pasur edhe ndaj disa gazetarëve.
Lidhur me këtë situatë ka reaguar presidentja e vendit Vjosa Osmani, e cila përmes një postimi në Facebook, një sulm të tillë e ka quajtur vepër kriminale dhe se mendësia hegjemoniste frymon akoma në shtetin e Serbisë.
“Plagosja e mbrëmshme e një pjesëtari të Policisë së Kosovës është veprim kriminal dhe i orientuar kundër rendit kushtetues e sovranitetit të Kosovës si dhe kundër veprimeve për sundim të rendit e ligjit. Gjithashtu, sulmet ndaj gazetarëve përbëjnë cenim flagrant të të drejtës për informim të lirë”, ka shkruar Osmani.
Gjithashtu e para e vendit tha se kurrë më në territor të Kosovës nuk do të ketë ushtarë dhe policë serbë.
“Në territorin e Republikës së Kosovës kurrë më nuk do të ketë policë dhe ushtarë të Serbisë! Ëndrra hegjemoniste e Serbisë nuk do të jetësohet kurrë!”, ka përfunduar ajo.
Postimi i plotë: