Një person, ish-polic në Policinë e Kosovës nga komuniteti serb me inicialet S.T është arrestuar të enjten pasdite në shtëpinë e tij në “Lagjen e boshnjakëve” në veri të Mitrovicës.
Siç merr vesh Telegrafi nga burimet e saj, ai është arrestuar për shkak të dyshimit se ka kryer krime lufte.
Nga zyra për informim të Policisë së Kosovës, ende nuk ka një përgjigje nga ta.