sh-ministri për Diasporën, Pandeli Majko ka reaguar kundër deklaratës së presidentit Aleksandër Vuçiç se do të vendosë ushtrinë serbe në veri të Kosovës.
Ndërkohë sipas Majkos, Serbia kërkon të jetë “Jugosllavia” e Rezolutës 1244 dhe të negociojë atë që humbi në Gjykatën Ndërkombëtare.
“Kërkesa për vendosjen e ushtrisë serbe në Kosovë është konflikt i pashpallur. Serbia kërkon të jetë “Jugosllavia” e Rezolutës 1244 dhe të negociojë atë që humbi në Gjykatën Ndërkombëtare. Serbia duhet të shpetojë nga vetja. Ajo sfidoi shtetet që e njohin Kosovën si shtet”, tha ai.