“Ëndrra më e madhe, të luaj për Argjentinën”, intervista e parë e Leo Messit në moshën 13-vjeçare

“Ëndrra më e madhe, të luaj për Argjentinën”, intervista e parë e Leo Messit në moshën 13-vjeçare

Me rastin e kualifikimit të Kombëtares së Argjentinës në finalen e Kupës së Botës në Katar, doli sërish në sipërfaqe intervista e parë që Lionel Messi kishte dhënë në jetën e tij .

Është dhënë 22 vjet më parë (3/9/2000) kur Lionel Messi ishte 13 vjeç dhe i siguruar nga gazeta e Rosarios, Diario La Capital. Leo luante në Akademinë Newells Old Boys në atë kohë dhe kishte një ëndërr të luante në ekipin e tyre të parë.

mesi1

“Lionel Messi është një lojtar që luan si mesfushor mbajtës për ekipin e tij. Ai nuk është një lojtar tjetër premtues, por një fëmijë me një të ardhme të madhe përpara tij. Pavarësisht lartësisë së tij, ai mund të kalojë çdo kundërshtar, të driblojë dhe të shënojë, ndërsa me topin është i lezetshëm dhe sot (në atë kohë) i zbulohet botës”, thuhej në parathënien e botimit, pasuar nga “marrja në pyetje”.

mesi_13

Intervista e Lionel Messit me detaje

Heroi i tij: “Kam dy. Është babai im, Jorge, dhe kumbari im, Claudio”.

Trajneri i tij i preferuar: “Të gjithë që kam pasur, sepse kam mësuar diçka nga të gjithë”

Trajneri i preferuar: “Pablo Sanchez”

Cilin lojtar i bie në sy: “Dy. Vëllai dhe kushëriri im”

Ekipi i tij: “Newell’s Old Boys”

Hobi i tij: “Të dëgjosh muzikë”

Lloji i muzikës që i pëlqen: “Cuarteto dhe Cumbia”

Shfaqja e tij e preferuar televizive: “Primicias”

Libri i tij i preferuar: “Bible”

Revista e tij e preferuar: “Pasión Rojinegra (revistë e tifozëve të ekipit të tij)

Filmi i tij i preferuar: “Baby’s Day Out”

Sport: “Handball”

Modeli: “Nicole Neumann”

Ushqimi i tij i preferuar: “Pulë me salcë”

Lënda e tij e preferuar: “Spanjisht”

Qëllimi: “Të mbarosh shkollën e mesme”

Qëllimi me Newells: “Për luaj në ekipin e parë”

Një moment gëzimi: “Kur u bëmë kampionë”

Një moment pikëllimi: “Vdekja e gjyshes sime”

Një kujtim: “Kur gjyshja më mori të luaja për herë të parë futboll”

Një ëndërr: “Të luaj për Argjentinën”

Familja: “Babai im Jorge, mamaja ime Celia dhe vëllezërit dhe motrat Rodrigo, Natalia dhe Marisol”

Pritshmëritë për atë vit: “Të jemi sërish kampionë”

Related Articles