Barrikadat s’i shtuan, por serbët tash kanë bërë një ndryshim tjetër rrugës për Zubin Potok.
Menjëherë pas pengesës së parë me kamion në fshatin Zupq, anash rrugës këta kanë vendosur një tendë.
Në të gjatë të dielës u panë të mbledhur burra e gra.
Kjo sigurisht se u ka rënë në sy edhe pjestarëve të KFOR-it, të cilët patrullimin këtej po e bëjnë duke shfrytëzuar rrugët dytësore.