Policia është deklaruar për aksidentin që ka ndodhur sot në hyrje të Prizrenit.
Zëdhënësi i Policisë në Prizren, Shaqir Bytyqi, për Gazetën Enigma tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 07:14 në lagjen “Bajram Curri”.
Ai tha se në këtë aksident janë përfshirë dy vetura, ndërsa një person ka pësuar lëndime.
“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 07:14 në lagjen “Bajram Curri” në hyrje të Prizrenit. Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura. Si pasojë e këtij aksidenti, lëndime ka pësuar një person, i cili është dërguar në emergjencën e Prizrenit. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e policisë dhe zjarrfikësit që ta pastrojnë rrugën”, tha Bytyqi