Sot rreth orës 08:50 në fshatin Mirushë të Malishevës, një 22-vjeçar është gjetur pa shenja jete.
Lajmin për Gazetën Enigma e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Gjakovë, Sheremet Elezaj.
Ai tha se me të marrë informatën, Policia bashkë me një ekip mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar vdekja e viktimës.
“Sot rreth orës 08:50 Policia është njoftuar për një person pa shenja jete në fshatin Mirushë të Malishevës. Me të marrë informacionet, njësia e policisë me një ekip mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku mjeku e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit, rasti është duke u hetuar si “Hetim i vdekjes”, tha Elezaj