Juventusi ka shënuar fitore të vështirë ndaj Cremoneses në kuadër të xhiros së 16-të në Serie A.
Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-0.
Në pjesën e dytë Juventusi ishte më kërkues duke kërkuar me ngulm golin e fitores.
Golin e fitores e shënoi sulmuesi polak Milik në minutën e 90+1.
GOAL | CREMONESE 0-1 JUVENTUS
⚽ Arkadiusz Milik #SerieA #CREJUVpic.twitter.com/ICRGC5OJi6— FOOTY HUB (@Footyhub01) January 4, 2023
Milik shënoi një supergol nga gjuajtja e lirë për t’ia dhuruar tri pikë të reja bianconerëve.
Pas kësaj fitoreje Juventusi pozicionohet në vendin e tretë me 34 pikë.
Kurse Cremonese në vendin e 19-të me vetëm 7 pikë./GAZETA ENIGMA/