Punëtorët e larguar nga KEDS, kanë qëndruar para objektit të Qeverisë duke kërkuar që të takohen me kryeministrin Albin Kurti, raporton Gazeta Enigma.
Në vitin 2016, këta punëtorë ishin larguar nga puna, ndërsa në vitin 2018 gjykata kishte dhënë urdhër që KEDS t’i ftojë në punë brenda 3 ditëve, por kjo kompani nuk e kishte respektuar këtë Aktvendim.
Disa punëtorë të cilët ishin në pritje të Kurtit, thanë se kanë ardhur që të bisedojnë më të parinë e Qeverisë pasi çështja e tyre po zvarritet nga organet kompetente.
Ata thanë se po kërkojnë të kthehet në vendin e punës, pasi largimi i tyre nga puna në kompaninë e shpërndarjes së energjisë është bërë “pa kurrfarë arsye”.
“Sot kemi ardhur për të bërë një takim me Zyrën e Kryeministrit për shkak se gjana tona shumë po proglonohen edhe pse vendimet e Gjykatës janë pozitive pro neve, gjykata prapë po i neglizhon, prej në Apel po kthehen prapë në Gjykatën Themelore”, u shpreh njëri nga ta.
“Tash po shpresojmë në një takim me kryeministrin pasi gjykata s’po e zgjidh që pesë vite”.
“Po kërkojmë të kthehemi në punë lëndët i kemi të fituara edhe në Gjykatën Kushtetuese për momentin s’po ekzekutohen vendimet e Gjykatave”.
“Kemi qenë 93 punëtorë e disa kanë marr mjetet dhe i kanë ndërpre kontratat kemi mbet 50 e diçka”./Gazeta Enigma/