Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak do ta zhvillojë një takim në Davos të Zvicrës.
Ky takim zhvillohet në kuadër të punimeve të Forumit Ekonomik Botëror, raportojnë mediat serbe.
Në këtë forum po merr pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ku pati takime me liderë të ndryshëm botërorë.
I dërguari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak dy ditë pas takimit me Aleksandar Vuçiqin në Zvicër pritet të zbarkojë në Kosovë.
Në vendin tonë ai vjen bashkë me emisarin amerikan për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar.
Sipas REL, Escobar dhe Lajçak, do të zbarkojnë në Kosovë me 20 janar.