Spekulime të reja po dalin në lidhje me të ardhmen e Zinedine Zidane. Ish-tekniku i Real Madridit është gati të nisë një aventurë të re si trajner.
Lionel Charbonnier, miku dhe shok i vjetër i Zidane në kombëtare, ndërhyri në këtë çështje duke shfaqur indicie në lidhje me të ardhmen e tij.
“Ai nuk do të shkojë në Angli, por në Itali, ku ka një lidhje të veçantë me Juventusin. Ai do të shkojë te Juve ose do të ulet në bankinën e një ekipi kombëtar”.
“Brazilianët do të ishin shumë të lumtur të kishin një trajner si ai, i cili dëshiron të lërë gjurmë në futboll. Në fakt, brazilianët mendojnë se Zidane është më shumë brazilian se francez. Në Angli, megjithatë, nuk e shoh, ai nuk flet as anglisht”, tha miku i tij.
Zinedine Zidane luajti te Juventusi nga vitit 1996 deri në vitin 2001 ku fitoi Topin e Artë si lojtar i “Zonjës së Vjetër”, shkruan Gazeta Enigma.