Gjendje e rënduar në Skenderaj nga vërshimet, rrugë e lokale të bllokuara

Gjendje e rënduar në Skenderaj nga vërshimet, rrugë e lokale të bllokuara

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar se këto ditë shumë pjesë të Kosovës mund të përballen me vërshime. Pas Pejës, situatë e rënduar pas të reshurave dhe vërshimeve është edhe në Skenderaj.


Sipas pamjeve të publikuara në faqen Meteo Kosova, shihen rrugët e bllokuara nga reshjet e mëdha të shiut si dhe shumë qytetarë të “zhytur” në ujë.

Vërshimet në Kosovë, IHK thotë se situata e vështirësuar hidrometeorologjike pritet që të vazhdojë

Ndërkaq, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se si pasojë e reshjeve të fundit të shiut gjatë ditëve të fundit, sidomos në pjesën perëndimore, veriperëndimore dhe veriore të Kosovës, disa lumenj kryesisht ata me karakter të rrëkeve kanë paraqitur disa vërshime të shpejta.

Ndryshe, reshjet e shiut që kanë filluar të bien gjatë ditës së sotme, kanë nisur të shkaktojnë shumë probleme në disa komuna.

Në qytetin e Pejës, disa rrugë dhe lokale rrezikohen nga përmbytjet si pasojë e sasisë së madhe të ujit.

Related Articles