Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu të shtunën ka njoftuar se bllokimi i tunelit afër pendës së liqenit të Ujmanit ishte një nga problemet që kanë hasur, dhe për një kohë shumë të shkurtër kanë arritur që ta lirojmë për qarkullim, raporton Gazeta “Enigma”.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Aliu ka njoftuar se si Ministri e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, po shqyrtojnë mundësinë që në objekte të infrastrukturës kritike siç janë tunelet, të gjejnë zgjidhje tjera në rast të bllokimeve të tilla, potencialisht të funksionalizojnë bypaset e rrugëve ekzistuese dhe po ashtu ndërtimin e rrugëve të reja.