Një person rreth 20-vjeç ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti në Prizren, mëngjesin e sotëm, raporton Gazeta “Enigma”.
Sipas Policisë, shoferi i veturës nuk e ka përshtatë shpejtësinë me kushtet e rrugës ka rënë nga ura, me ç’rast ka pësuar me jetë.
Lajmin e konfirmoi për Enigmën, Shaqir Bytyqi, zëdhënës i policisë në Prizren
“Në mëngjes në orën 04:55 ka ndodh një aksident trafiku, është vetaksident, aksidenti ka ardhë se shoferi nuk e ka përshtatë shpejtësinë me kushtet e rrugës, me një kthesë ka dalë jashtë rrugës dhe ka ra nga ura. Si pasojë e aksidentit, shoferi ka marrë lëndime të lehta dhe pasagjeri ka ndërruar jetë”, tha Bytyqi.