Dega e PDK-së në Lipjan, pas arrestimit të nëntë zyrtarëve në këtë komunë, ka kërkuar që kryetari Imiri Ahmeti, t’i përgjigjet drejtësisë për rastin dhe të japë dorëheqje për t’u lënë rrugë hetimeve.
Në njoftimin e dërguar thuhet: “Po ashtu, prej kohësh ne kemi bërë të ditura dyshimet për rastet e korrupsionit me ndarjen e subvencioneve, dhënien e tenderëve për ndriçim publik, asfaltim dhe ndërtim të parqeve, dhënien e lejeve për mbindërtime nga militantët partiakë, dhe konkurset e kurdisura në arsim e shëndetësi”.
Tutje, PDK deklaron se nuk do të ndalen së denoncuari çdo shkelje të bërë nga ekzekutivi i Komunës së Lipjanit, sa herë që kanë fakte dhe dëshmi.