Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se marrëdhëniet Kosovë-SHBA janë të rëndësisë ekzistenciale, për ne, andaj duhet angazhuar në mirëmbajtjen e kësaj miqësie.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka renditur vlerat e përbashkëta që i ndajmë.
Postimi i tij i plotë:
Marrëdhëniet e Kosovës me ShBA-në janë të rëndësisë ekzistenciale — për ne, jo për ShBA-në. Prandaj duhet të angazhohemi të gjithë për të mirëmbajtur miqësinë tonë të përhershmë me ShBA-në, që është mbështetësi kryesor i Kosovës.
Për më tepër, ne ndajmë vlerat e përbashkëta si:
(1) përkushtimi për të mbrojtur liritë individuale dhe kolektive,
(2) mbrojtja dhe avancimi i demokracisë,
(3) shtypi i lirë dhe shoqëria civile dinamike që e mbikëqyrin pushtetin,
(4) ndarja e qartë e pushtetit ekzekutiv e legjislativ nga gjyqësori, si dhe
(5) ekonomia e lirë të tregut dhe konkurrenca si bazë për zhvillim dhe mirëqenie individuale e kolektive.