Deputetja e parlamentin kroat, Ermina Përlaskaj, përmes një lidhje direkte në “Info Magazinë” në Klan Kosova, e ka komentuar deklaratën e presidentit kroat, Zoran Milanoviq, i cili është shprehur se Kroacia në bashkëpunim me komunitetin ndërkombëtar ia rrëmbyen Kosovën-Serbisë.
Përlaskaj është shprehur se presidenti kroat kohëve të fundit shpesh ka deklarata të cilat janë në kundërshtim me politikën kroate.
“Presidenti i Kroacisë kohëve të fundit shumë shpesh ka deklarata të cilat janë në kundërshtim me politikën kroate e cila është në përputhje me Bashkimin Evropian, kështuqë edhe kjo deklaratë është pak e çuditshme për ne shqiptarët, mirëpo për mediat kroate dhe qeverinë kroate dhe qytetarët kroat nuk është e çuditshme, sepse kohëve të fundit ai del me deklarata të tilla, jo vetëm për Kosovën, por edhe për çështjen tjetër politike që ka të bëjë me Ukrainën dhe me Bashkimin Evropian si dhe me Rusinë”, u shpreh ajo.
LEXO EDHE: Partia në pushtet e Korocisë reagon ashpër pas deklaratës së Millanoviqit për Kosovën
Tutje, ajo u shpreh se Serbia e ka intepretuar keq deklaratën e kryetarit të Kroacisë.
“Unë mendoj që Serbia e ka intepretuar keq deklaratën e kryetarit të Republikës së Kroacisë, sepse ai saktë thotë që Kosova i ëshë rrëmbyer Serbisë dhe gjegjësisht Jugosllavisë dhe ai thotë që Serbia nuk është shtet miqësor i Kroacisë, kështuqë duhet ta lexojmë edhe deklaratën e tij mes rreshtave”, u shpreh tutje ajo.