Sot pritet të mbajë mot kryesisht me vranësira dhe erë njofton Prishtina Weather.
Herët në mëngjes priten reshje bore ndërsa gjatë ditës reshje shiu e bore që deri në mbrëmje shndërrohen në të reshura bore.
Njoftimi i plotë:
4.02 – Kryesisht me vransira dhe erë. Herët në mëngjes reshje bore. Ditën reshje shiu e bore që deri në mbrëmje shndërrohen në të reshura bore.
5.02 – Acar. Kryesisht me vransira dhe erë. Kohëpaskohe me mundësi për ndonjë rrebeshe të shkurtë bore.
6.02 – Acar me vransira dhe intervale me diell. Mundësi për rrebeshe të shkurta bore.
7.02 – Mot i acartë, pjesërisht i vranët. Ditën intervale me diell.
8.02 – Mot i thatë dhe acartë, me diell dhe vransira kalimtare gjatë ditës.
Temperaturat pësojnë rënie të ndjeshme në të dy vlerat ekstreme. Maksimalet zbresin edhe nën 0C, në -3C ditën e diel dhe të hënë, e ato minimale deri në -10C.
Shkaku i erërave të fuqishme ndjesia subjektive apo windchilli mund të zbres edhe deri në -15C.
Shtypja atmosferike pas një rënie ditën e shtunë, shënon një rritje të shpejtë lartë mbi vlera normale.