Kurti pas tërmetit: Solidarizohemi dhe i qëndrojmë pranë popullit dhe shtetit turk në këto kohë të vështira

Kurti pas tërmetit: Solidarizohemi dhe i qëndrojmë pranë popullit dhe shtetit turk në këto kohë të vështira

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se me vendim të qeverisë, kontingjenti i Forcës së Sigurisë së Kosovës për operacione humanitare porsa u nis sonte për në Turqi, për të iu dalë në ndihmë institucioneve dhe popullit turk në rajonet e goditura nga tërmeti.

Në emër të Qeverisë së Kosovës dhe popullit, Kurti iu ka shprehur edhe njëherë ngushëllimet më të thella popullit turk dhe familjarëve të viktimave të tërmetit e të lënduarve iu ka uruar shërim sa më të shpejtë.

“Vetëm tri ditë pas pritjes së ngrohtë nga Presidenti Erdogan, në mëngjesin e sotëm u tronditëm nga lajmi për tërmetin shkatërruese në Turqi”.

“Solidarizohemi dhe i qëndrojmë pranë popullit dhe shtetit turk në këto kohë të vështira. Shpresojmë dhe urojmë që kjo tragjedi të kalojë me sa më pak viktima”.

Related Articles