Zyrtare: Zaniolo transferohet te Galatasaray

Zyrtare: Zaniolo transferohet te Galatasaray

Roma ka njoftuar zyrtarisht se Nicolo Zaniolo është lojtar i Galatasaray duke e kompletuar transferimin e tij.

Sulmuesi 23-vjeçar italian ishte i pakënaqur në kryeqytetin italian këtë sezon dhe u përpoq të detyronte një largim nga klubi në afatin kalimtar të janarit, i etur për t’u bashkuar me Milanin.

Roma ka njoftuar se Zaniolo i është bashkuar zyrtarisht Galatasarayt me një marrëveshje katërvjeçare e gjysmë, ndërsa lojtari do të përfitjojë rreth 3.5 milionë euro neto në sezon plus shtesa.

Kontrata e tij përmban gjithashtu një klauzolë lirimi, të vendosur në rreth 35 milionë euro, dhe Roma ka një klauzolë të ardhshme rishitjeje të vendosur në 15 për qind, nga e cila do t’i fitonte edhe 5.25 milionë euro nëse klauzola e lirimit nëse aktivizohet.

Galatasaray do t’i paguajë Romës 16.5 milionë euro plus 13 milionë euro shtesë, gjysma e të cilave janë të lehta për t’u arritur dhe disa më të vështira.


“AS Roma mund të konfirmojë se është arritur një marrëveshje me Galatasarayn për Nicolo Zaniolon. Sulmuesi ka përfunduar një lëvizje të përhershme te klubi turk”.

“Zaniolo iu bashkua Giallorossive në verën e vitit 2018, duke bërë 128 paraqitje për klubin në të gjitha garat – duke shënuar 24 gola”, thuhet në njoftimin e klubit.

Related Articles