Sulmuesi Labinot Osmani ka njoftuar se ka vendosur të pensionohet në moshën 37-vjeçare.
Osmani ka qenë njëri prej sulmuesve më të mire që nga paslufta e deri tani duke i fituar të gjithë titujt e mundshëm që janë në Kosovë me skuadra si Hysi, Prishtina.
Ai poashtu ka luajtur për Trepçën, Llapin, Feronikelin, Dukagjinin dhe së fundmi për skuadrën nga Liga e Parë, Vushtrria, shkruan Gazeta Enigma.
Osmani e nisi karrierën e tij te Vushtrria ku e fitoi titullin kampion dhe Superkupën e Kosovës.