Besart Berisha, ish sulmuesi Kombëtarës së Shqipërisë por edhe i Kosovës, ka dhënë një intervistë për Albanian News, ku ai ka folur për aventurën e tij te Prishtina po edhe të kombëtarja e Kosovës.
Gjithashtu sulmuesi më i mirë në histori të kampionatit të Australisë ka thurrur elozhe edhe për të parin e Federatës së Futbollit të Kosovës Agim Ademi.
Në fund të karrierës jeni transferuar në Prishtinë më shumë bujë, cila ishte arsyeja që qendruat shumë pak në këtë klub.
Besart Berisha: Dashuria e madhe për Kosovë dhe Prishtinën me shtyu që të refuzoj çdo ofertë tjetër e të vij në vendlindje, dëshprimi i madh me kryesinë e Prishtinës më bëri që të largohem sa më shpejtë.
Po ashtu edhe te kombëtarja e Kosovës jeni aktivizuar vetëm një ndeshje, na trego pse më nuk e pam Besartin me gjatë me fanellën e kombetarës.
Besart Berisha: Largesia mes Australisê dhe Kosovës ma pamundesonte të ofroj maksimumin tim, respekti për atë fanellë me detyroi t’ia liroj vendin dikujt më të ri.
Pas përmbylljes së karrierës së shkëlqyeshme si futbollist në Australi, ke vendosur që të nisesh zejen e trajnerit. Do të filloni punën në Australi?
Besart Berisha: Nuk do te thotê gjithsësi në Australi, kudo që e gjej një klub në të cilin më përshtatet energjia profesionale e imja unë jam gati të kontriboj me eksperiencën dhe professionalitetin tim.
Tani jeni duke qëndruar në Kosovë ku jeni tekuar me Kryetarin Agim Ademi, çfarë u bisedua, a mund të shohim Besartin një ditë që të bëhet pjesë e trajnereve të kombëtarja e Kosovës?
Besart Berisha: Janë të bekuara gjeneratat e reja të futbollistëve që kanë fatin të jenë nën udhëheqjen e Agim Ademit. Personalisht, jam befasuar me mikpritjen e kryetarit, por, me shumë më ka befasuar planprogrami shumëvjeçar i kryetarit të cilin nuk e kam parë në dhjetra vite karrierë anë e mbanë botës. Sa i perkët punës time në kombëtare, ajo është e padiskutueshme, do ishte dëshira dhe nderi im më i madh ta ndihmoj kombtaren tonë në ngjitjen e saj në sukseset më të larta.
Krejt në fund a mendoni që Kosova mund të kualifikohet në kampionatin evropian?
Besart Berisha:Kosova ka një kryesi dhe një grup futbollistësh që japin maksimumin në punën e tyre. Kualifikimi do ishte realizim i planit dhe jo një e papritur. Mendoj dhe besoj fuqishëm që do kualifikohet në kompeticionet më të larta botërore e jo vetëm europiane.