Sot në Dhomat e Specializuara do të mbahet konferenca përgatitore për ish-presidentin Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, si dhe ndaj ish-anëtarit të shtabit të përgjithshëm të UÇK-së, Rexhep Selimi.
Konferenca është paraparë të fillojë në orën 09:30.
“Prokurori K. Thaçit dhe të tjerëve – konferencë përgatitore e prokurorit të specializuar”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Speciale.