Një person është plagosur aksidentalisht me armë zjarri nga shoku i tij.
Rasti ka ndodhur në fshatin Ramun të Pejës.
Kështu tha për Gazetën Enigma zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Gashi tha se rasti , është cilësuar mbajtje në pronësi kontroll, posedim i pa autorizuar i armës dhe dëmtim i letë trupor.
“Sot policia nga spitali rajonal i Pejës , emergjenca e spitalit është njoftuar se kanë pranuar një person të plagosur nga arma e zjarrit. Menjëherë ju kanë përgjigjur rastit ,viktima është plagosur në këmbën e djathtë personeli mjekësor ka intervenuar dhe është i ndalur në spital për tretman mjekësor. I dyshuari i rastit është paraqitur vet në stacionin policor dhe e ka sjell dhe dorëzuar armën me të cilën është kryer vepra”.
“Sipas viktimës dhe të dyshuarit të cilët janë shokë në mes vete, plagosja ka ndodh aksidentalisht në vendin e punës ku ata punojnë. Në vendin e ngjarjes është gjet gëzhoja e armës dhe është konfiskuar arma. I dyshuari është intervistuar nga njësiti i hetimeve dhe me urdhër të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt“, tha Gashi.
“Kanë deklaruar të dytë që janë shokë dhe e kanë pranuar që rasti ka ndodh aksidentalisht. Viktima është duke marr tretman mjekësor në Spitalin Rajonal në Pejë”, tha Gashi/