Hovenier kujton ditën kur SHBA-ja njohu pavarësinë e Kosovës

Hovenier kujton ditën kur SHBA-ja njohu pavarësinë e Kosovës

Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, ka kujtuar ditën kur SHBA-ja njohu pavarësinë e Kosovës, 15 vjet më parë, vetëm një ditë pas shpalljes së pavarësisë.

Hovenier tha se SHBA-ja është krenar për mbështejen që i ka ofruar për Kosovën dhe njëkohësisht e frymëzuar nga demokracia e gjallë dhe e lulëzuar që ka arritur populli i Kosovës.

“Këtë Ditë të vitit 2008, Shtetet e Bashkuara e njohën zyrtarisht Kosovën. 15 vjet më vonë, ne jemi krenarë për mbështetjen tonë dhe të frymëzuar nga demokracia e gjallë dhe e lulëzuar që ka arritur populli i Kosovës”, ka shkruar Hovenier në Twitter.

Hovenieri kujtoi këtë ditë me disa fotografi nga ngjarje të ndryshme, ku shihet flamuri i SHBA-së duke valëvitur mbi popullin kosovar, një fotografi e presidentit Bill Clinton, pamje nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Rambujesë nga ish-presidentët Ibrahim Rugova e Hashim Thaçi, konferencë nga ai dhe presidentja Vjosa Osmani, vizita e presidentit Joe Biden në Kosovë, vizita e ish-Sekretarja e Shtetit, Madeline Albright, si dhe një fotografi të presidentit George Bush.

15 vjet pas pavarësisë së shpallur më 17 shkurt të vitit 2008, Kosova është njohur nga 117 shtete, përfshirë fuqitë perëndimore.

Postimi:

Related Articles