Diplomacia kosovare në gjumë: Tre vite, zero njohje

Diplomacia kosovare në gjumë: Tre vite, zero njohje

Pavarësia e Kosovës e cila u shpall me 17 shkurt të vitit 2008-të, është njohur deri me tani zyrtarisht nga 117 prej gjithsej 193 Shteteve anëtare të UN-it, shkruan Gazeta “Enigma”.

Menjëherë pas shpalljes së Pavarësisë, diplomatët kosovarë i përvishen punës duke kërkuar njohjen e saj nga shtetet në të gjithë botën.

Njohja e parë erdhi pas disa orësh nga Republika e Kosta Rikës, duke u bërë shteti i parë që njeh Kosovën si shtet të pavarur.

Më 8 mars 2008, Carl Bildt, Ministër i Jashtëm i Suedisë e vizitoi Kosovën, duke u parë diplomat i parë i huaj që e viziton vendin tonë.

Lidhur me këtë çështje Gazeta “Enigma”, ka kontaktuar me njohësin e çështjeve ndërkombëtare Shqiprim Pula, i cili ka komentuar për stagnimin e njohjeve ndaj Kosovës si shtet që nga viti 2020.

“Kosova nuk mund t’i marrë njohjet kur ne i duam por kur shtetet janë të gatshme t’a njohin mëvetësinë e Kosovës. Ka përpjekje për zhvillimin e bashkëpunimit rajonal e ndërkombëtar, gjithashtu ka përpjekje për të përfunduar tranzicionin e konsolidimit të institucioneve për të nxitë marrëdhënie të harmonizuara edhe të zhvillojë gradualisht mirëqenien ekonomike të qytetarëve të vendit”, ka deklaruar Pula.

Njohësi i çështjeve ndërkombëtare, Shqiprim Pula

Mungesa e njohjeve të reja sipas Pulës është që nga themelimi i shërbimit të jashtëm të Kosovës, ku asgjë nuk ka qenë si është dashur të jetë, ka pasur edhe mangësi të shumta që kanë ndikuar në një rezultat të tillë që të mos kemi prurje të njohjeve të reja.

Sipas tij ka munguar edhe plani lobues nga personeli diplomatik, gjithashtu tani e sa vite nuk kemi as edhe një analizë mbi mangësitë dhe raportimin cilësor.

Pra, të gjitha këto bashkë kanë ndikuar që të kemi ngecje në prurjen e njohjeve të reja për shtetin tonë.

“Qysh kur është themeluar shërbimi i jashtëm i Kosovës, ka pasur mangësi të theksuar në intelektualitetin e shumicës së diplomatëve tanë për shkak të ndërhyrjeve direkte të politikës, e si rezultat kemi pasur fare pak rezultate në prurje të njohjeve të reja”, ka theksuar Pula për “Enigmën”.

“Madje, ka munguar hartimi dhe monitorimi i një plani lobues, një planifikimi të mirëfilltë e koherent për forcimin e subjektivitetit të shtetësisë nga personeli diplomatik. Për fat të keq, ndër vitesh nuk ka pasur analizë mbi mangësitë dhe raportim cilësor, prandaj kemi pasur ngecje në njohje të reja”, tha ai.

Çka duhet të bëjë Ministria e Punëve të Jashtme që të sjellin njohje të reja?

“Se çfarë duhet të bëjmë në këtë fazë është që MPJ dhe institucionet tjera t’i  koordinojnë dhe udhëzojnë personelin përgjegjës rreth një analize mbi mangësitë dhe identifikimin e prioriteteve duke marrë në konsideratë përgjegjësitë institucionale në kuadër të strategjive ekzistuese por edhe atyre të reja ndërministrore për të sjellë rezultate, përkatësisht njohje të reja”, tha Pula.

Institucionet e Kosovës dhe procesi i dialogut

Sipas Pulës dialogu proces i pandalshëm në proceset anëtarësuese të Kosovës.

“Procesi i dialogimit është proces i pandalshëm, dhe natyrisht ka rëndësi substanciale në proceset anëtarësuese të Kosovës. Kosova politike duhet që në kuadër të procesit të dialogut t’i përmbyll shumë tema të mbetura hapur, e që qëllim përfundimtar ka paqen e përhershme në rajon”, ka përfunduar ai.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni, ka thënë se dialogu Kosovë-Serbi është çështje që lidhet ngushtë me procesin e njohjeve.

Quni në një përgjigje për Gazetën “Enigma” ka theksuar se drejtuesit e institucioneve po shpenzojnë shumë energji për proceset e brendshme dhe kanë “harruar” t’i kundërvihen fushatës së egër të Serbisë.

“Është fakt që procesi i njohjeve është i ndërlidhur ngushtë me dialogun Kosovë-Serbi. Por kjo nuk nënkupton që qeveria nuk ka përgjegjësi në këtë aspekt”, ka thënë Quni.

“Si përgjegjës për qeverisje, drejtuesit e institucioneve dhe me theks të dikasterit përkatës duhet të mos shpenzojnë shumë energji me proceset e brendshme por të kenë një strategji se si ti kundërvihen fushatës së egër të Serbisë e po ashtu të argumentojnë më fuqishëm tek shtetet që nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës që ta bëjnë një gjë të tillë, duke përdorur mendimin e GJND-së, se Pavarësia e Kosovës nuk është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare”, tha ai.

Quni: Njohja e fundit u sigurua nga Qeveria Hoti

Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Anton Quni, ka theksuar se lobimi është segmenti kyç i prurjeve të reja, gjë të cilën nuk po e bënë Qeveria aktuale.

“Një segment i rëndësishëm i kësaj janë njohjet ndërkombëtare dhe lobimi. Jemi dëshmitar se nga Qeveria Hoti, kur u sigurua njohja nga Izraeli, me rolin e veçantë të SHBA-së, nuk pat njohje të reja”, ka deklaruar Quni për “Enigmën”.

Sipas tij “ngecja në këtë fushë është rezultat i performancës së dobët së institucioneve përgjegjëse në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe rrafshin diplomatik. Zbehja e marrëdhënieve me partnerët strategjik edhe më shumë po e rëndon këtë situatë”.

Qeveria Kurti dhe bashkëpunimi me SHBA-të

Quni tutje ka bërë thirrje kundrejt qeverisë aktuale që sa më shumë të bashkëpunoj ngushtë me SHBA-të.

“Është urgjente nevoja që qeveria aktuale të e rikthej besimin tek qendrat e vendimmarrjes e në veçanti të bashkëpunoj ngushtë me SHBA-të, gjithnjë me staf diplomatik të profilit të lartë moral dhe profesional” tha ai.

“Qendrat e lobimit të përbëra nga personalitetet ndërkombëtare dhe vendore janë më se të domosdoshme. Artikulimi politikave të kjarta për orientimin tonë euroatlantik janë siguria e fuqizimit të shtetit të Kosovës”, ka përfunduar ai.

Gazeta “Enigma” për këtë çështje ka provuar të komunikoj edhe me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës, por nuk kanë qenë të qasshëm.

/GAZETA ENIGMA/

Lista e shteteve që e njohin Kosovën si shtet të pavarur:

Emri i shtetit miratuesData e njohjes
1. Afghanistan17 Shkurt 2008
2. Frankreich18 Shkurt 2008
3. United States of America18 Shkurt 2008
4. Costa Rica18 Shkurt 2008
5. Albanien – Shqipëria18 Shkurt 2008
6. Türkei18 Shkurt 2008
7. England18 Shkurt 2008
8. Australien19 Shkurt 2008
9. Senegal19 Shkurt 2008
10. Deutschland – Germany20 Shkurt 2008
11. Lettland20 Shkurt 2008
12. Dänemark21 Shkurt 2008
13. Estland21 Shkurt 2008
14. Italien21 Shkurt 2008
15. Luxemburg21 Shkurt 2008
16. Peru22 Shkurt 2008
17. Belgien22 Shkurt 2008
18. Polen26 Shkurt 2008
19. Schweiz – Switzerland27 Shkurt 2008
20. Österreich28 Shkurt 2008
21. Irland29 Shkurt 2008
22. Island29 Shkurt 2008
23. Schweden04 Mars 2008
24. Niederlande04 Mars 2008
25. Slowenien05 Mars 2008
26. Finnland07 Mars 2008
27. Japan18 Mars 2008
28. Kanada18 Mars 2008
29. Monaco19 Mars 2008
30. Kroatien19 Mars 2008
31. Ungarn19 Mars 2008
32. Bulgarien20 Mars 2008
33. Norwegen28 Mars 2008
34. Republik Korea28 Mars 2008
35. Liechtenstein28 Mars 2008
36. Marshallinseln17 Prill 2008
37. Nauru23 Prill 2008
38. Burkina Faso24 Prill 2008
39. Litauen06 Maj 2008
40. San Marino11 Maj 2008
41. Tschechische Republik21 Maj 2008
42. Liberia30 Maj 2008
43. Sierra Leone13 Qershor 2008
44. Kolumbien07 Gusht 2008
45. Belize07 Gusht 2008
46. Malta21 Gusht 2008
47. Samoa15 Shtator 2008
48. Portugal07 Tetor 2008
49. Montenegro09 Tetor 2008
50. Macedonien09 Tetor 2008
51. Vereinigte Arabische Emiraten14 Tetor 2008
52. Malaysia01 Nentor 2008
53. Mikronesien05 Dhjetor 2008
54. Panama16 Janar 2009
55. Malediven19 Shkurt 2009
56. Palau09 Mars 2009
57. Gambia07 Prill 2009
58. Saudi Arabien20 Prill 2009
59. Die Komoren19 Maj 2009
60. Das Königreich Bahrain19 Maj 2009
61. Das Königreich Jordanien08 Korrik 2009
62. Die Dominikanische Republik11 Korrik 2009
63. New Zealand09 Nentor 2009
64. Republika e Malavit14 Dhjetor 2009
65. Republika Islamike e Mauritanisë12 Janar 2010
66. Mbretëria e Suazilandisë12 Prill 2010
67. Republika e Vanautusë28 Prill 2010
68. Republika e Xhibutit12 Maj 2010
69. Somalia20 Maj 2010
70. Hondurasi03 Shtator 2010
71. Kiribati25 Tetor 2010
72. Tuvalu19 Nentor 2010
73. Katari12 Janar 2011
74. Guinea-Bissau14 Janar 2011
75. Omani04 Shkurt 2011
76. Andorra08 Qershor 2011
77. Republika e Afrikës Qendrore22 Korrik 2011
78. Nigeri16 Gusht 2011
79. Guinea16 Gusht 2011
80. Republika e Beninit18 Gusht 2011
81. Santa Lucia19 Gusht 2011
82. Republika e Gabonit15 Shtator 2011
83. Nigeria13 Shtator 2011
84. Bregu i Fildishtë20 Shtator 2011
85. Kuvajti11 Tetor 2011
86. Gana23 Janar 2012
87. Haiti10 Shkurt 2012
88. Uganda10 Shkurt 2012
89. Sao Tome dhe Principe23 Mars 2012
90. Brunei25. Prill 2012
91. Republika e Çadit01. Qershor 2012
92. Papua Guinea e Re28 Tetor 2012
93. Timori Lindor10. Nentor 2012
94. Republika e Fixhit22 Nentor 2012
95. Burundi28 Tetor 2012
96. Saint Kitts dhe Nevis22 Nentor 2012
97. Dominika11 Dhjetor 2012
98. Pakistani24 Dhjetor 2012
99. Guajana16 Mars 2013
100. Jemeni13 Qershor 2013
101. Egjipti26 Qershor 2013
102. Tajlanda26 Shtator 2013
103. Grënada26 Shtator 2013
104. Libia26 Shtator 2013
105. El Salvadori04 Tetor 2013
106. Tonga20 Januar 2014
107. Mbretëria e Lesotos12 Shkurt 2014
108. Tanzania3 Prill 2014
109. Togo02 Korrik 2014
110. Ishujt Solomon13 Gusht 2014
111. Antigua dhe Barbuda20 Maj 2015
112. Surinami22 Korrik 2016
113. Singapori01 Dhjetor 2016
114. Bangladeshi01 Mars 2017
115. Madagaskari25 Nentor 2017
116. Barbados15 Shkurt 2018
117. Izraeli4 Shtator 2020

Related Articles