Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, ka thënë se ishte intervistuar më herët nga prokuroria lidhur zhdukjen e mostrave nga laboratori i toksikologjisë në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Haxhiu tha se dëshminë e saj ka kishte dhënë në muajin janar.
“Siç e dini unë e kam raportuar këtë rast në Prokurori. Më 18 janar e kam dhënë dëshminë time. Për këtë kam njoftuar edhe publikisht”, tha Haxhiu për Klankosova.tv
Derisa është raportuar në media se ajo është intervistuar sot nga ana e Prokurorisë.
Klankosova.tv ka kontaktuar me Prokurorinë Speciale por deri më tani nuk janë përgjigjur lidhur me rastin.
Ndërkaq të marten pritet të intervistohet edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Haki Abazi.
Intervistimi i tij do të ndodh në orën 10:00.
Ai kishte deklaruar gjatë një konference për media se ekzistojnë video-incizime lidhur me atë se kush ka mundur t’i zhduk mostrat nga laboratori i IML-së në rastin e Astrit Deharit.