Kurti flet për takimin me Vuçiqin: Jam shumë optimist se marrëveshja mund të ndodhë këtë vit

Kurti flet për takimin me Vuçiqin: Jam shumë optimist se marrëveshja mund të ndodhë këtë vit

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka folur për takimin e paraparë më 27 shkurt me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq në Bruksel.

Ai është shprehur shumë optimist, se nga ky takim me Vuçiqin, do të rezultojë një marrëveshje, e cila do çonte në normalizimin e plotë të raporteve mes dy vendeve që sipas tij ‘’mund të ndodhë këtë vit’’.

”Nuk mund të them për momentin se kur do të arrihet marrëveshja. Por, unë jam i përkushtuar, konstruktiv, kreativ në arritjen e kësaj marrëveshjeje, sepse koha është thelbësore”.

”Propozimi i BE-së, jep njohje ‘de-fakto’ dhe përmban shumë paragrafë, nga modeli gjermano-gjerman i vitit 1972, i cili çoi në vende në OKB nga të dy vendet”.

”Mendoj se takimi i ardhshëm do të tregojë se sa shpresëdhënës mund të jemi për këtë vit. Unë jam optimist. Jam shumë optimist se mund të ketë një marrëveshje këtë vit”.

Por, Kurti përmendi edhe një kërkesë drejt Beogradit zyrtar.

”Ne kemi nevojë për një përfshirje të madhe të bashkësisë ndërkombëtare, por në të njëjtën kohë, ne kemi nevojë që Beogradi zyrtar, që të fillojë dhe të distancohet si nga e kaluara, përkatësisht nga Millosheviqi, ashtu edhe nga e tashmja, domethënë nga presidenti despotik Putin”.

Related Articles