Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia të mërkurën do të mbajë takim virtual me kryetarët e komunave të Kosovës, raporton Gazeta “Enigma”.
Gazeta “Enigma”, nga burime të saja, mëson se mbledhja do nis në orën 10:00, dhe do të diskutohet lidhur me ecurinë e deritanishme të vaksinimit dhe planin e vaksinimit në masë.
Përkundër se sektori i gastronomisë dhe hotelierisë kanë parajmruar se do të protestojnë për të kërkuar lirimin e masave, nuk dihet nëse një plan i tillë është në planet e Qeverisë së Kosovës, përkatësisht Ministrisë së Shëndetësisë/Gazeta Enigma.