Edhe pse me një lojtar më shumë, Reali nuk arrin më shumë se një barazim ndaj Atleticos

Edhe pse me një lojtar më shumë, Reali nuk arrin më shumë se një barazim ndaj Atleticos

Real Madrid dhe Atletico Madrid barazuan me rezultat 1-1 në kuadër të javës së 23-të në La Liga.

Pjesa e parë ishte pa raste edhe pse të dy skuadrat u munduan të bëjnë më shumë në këtë drejtim.

Moment vendimtar në ndeshje u mendua të ishte ai, kur Angel Correa u ndëshkua direkt me karton të kuq në minutën e 64-të.

Por me një lojtar më pak Atletico arriti të shënojë në minutën e 78-të, kur Jose Maria Gimenez shënoi me kokë për 1-0.

Real Madridi u lëshua në sulm për të barazuar dhe këtë ja arriti fal një 18 vjeçari, Alvaro Rodriguez që përfitoi nga asistimi i Toni Kroos për të shënuar për 1-1.

Pas këtij barazimi, Real Madridi ka 51 pikë, ndërsa Atletico 42

Related Articles