Ish-kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, ka reaguar pas takimit në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe shefit të diplomacisë së Bashkimit Evropian Josep Borrell, e që përfundoi pa ndonjë marrëveshje.
Por, sipas Hotit marrëveshja është pranuar nga Kurti, pa njohje.
Ai ia bëri me këtë rast tre pyetje kreut të qeverisë.
“1. Si erdhi puna që të pranohet marrëveshja pa njohje?! 2. Si erdhi puna që të pranohet marrëveshja e pakushtëzuar me zbardhjen e fatit të të pagjeturve dhe pa kërkim falje?! 3. Si erdhi puna që Asociacioni të implementohet duke kaluar nëpër zyrat e VV-së dhe nga Kryeministri i VV-së, të cilët e kanë kundërshtuar me dhunë?!”, pyeti Hoti.