Vuçiq: Formimi i Asociacionit është me “rëndësi prioritare”

Vuçiq: Formimi i Asociacionit është me “rëndësi prioritare”

Pas një takimi në Beograd, ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, sipas komunkatës nga Presidenca e Serbisë u pajtuan që formimi urgjent i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë është me rëndësi prioritare.

Vuçiq ka shkruar në profilin e tij në Instagram më 3 mars se ka informuar ambasadorin Hill për rundin e fundit të bisedimeve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, i cili u mbajt më 27 shkurt në Bruksel.

“U dakorduam që formimi urgjent i Asociacionit të komunave serbe është e një rëndësie prioritare, por edhe se duhet shumë përpjekje, punë dhe diskutime për të zgjidhur problemet e akumuluara në jetën e përditshme të qytetarëve në Kosovë”, ka njoftuar Vuçiq, transmeton Telegrafi.

Ai shtoi se më 3 mars në Beograd ka biseduar me ambasadorin e Britanisë së Madhe, Shan McLeod, për hapat e mëtejshëm për formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Në takimin e së hënës, Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u pajtuan që për Propozimin Evropian – Marrëveshjen drejt normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë. Por, palët nuk e nënshkruan këtë dokument, për të cilin një zyrtar i BE-së tha dje se duhet të nënshkruhet bashkë me aneksin ose planin e zbatimit.

Në nenin 10 të Marrëveshjes drejt normalizimit thuhet se “palët konfirmojnë detyrimin e tyre për t’i zbatuar të gjitha marrëveshjet e mëparshme në dialog, të cilat mbeten të vlefshme dhe detyruese”.

Related Articles