Të hënën pasdite në Sallën e Kuqe në Pallatin e Rinisë u mbajt një akademi përkujtimore për 25-vjetorin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Krismat e 5,6 e 7 marsit të 1998-ës, i përmendi kryeministri Albin Kurti, falë të cilave, sipas tij, bota ktheu sytë kah Kosova.
Triumfin e republikës, që e drejton, sipas Kurtit, e kristalizon edhe rezistenca e pashembullt e komandantit legjendar që e bëri atë të pavdekshëm…
Në mesin e të ftuarve, si gjithnjë, zunë vend edhe të gjallët e familjes Jashari. Për nipin e heroit, sikur lirinë duhet fituar edhe betejën e ikjes së të rinjve.
Meqë ishte ngjarje për luftën, assesi s`bën të mbyllet pa marshin e famshëm të UÇK-së.