Mbi 80 mijë punonjës të sektorit publik kanë marrë pagat e reja me Ligjin e ri për pagat. Por, shumë nga ta janë ankuar se pagat me ligjin e ri u kanë marr më të ulëta. Kjo ka ndikuar që numri i sindikatave dhe i institucioneve të cilët janë të pakënaqur me këtë Ligj të rritet çdo ditë e më shumë.
E mundësia e vetme e tyre për të shprehur këtë pakënaqësi mbetet kërkesa tek Institucioni i Avokatit të Popullit, që pastaj ky institucion ta dërgojë rastin në Gjykatën Kushtetuese.
Deri me tash numri i ankesave kundër Ligjit të pagave në Institucionin e Avokatit të Popullit ka arritur në arritur në 45.
Këtë për “Betimi për Drejtësi” e ka konfirmuar zëdhënësi i Avokatit të Popullit, Petrit Çollaku, transmeton Klan Kosova.
Sipas tij, ankesa kanë pranuar nga sindikatat dhe institucionet e vendit. Po ashtu, sipas tij, janë ankuar edhe profile të zyrtarëve të cilët ankesën e kanë bërë në emër të tyre individual dhe grupor.
- Sindikatat dhe institucionet që kanë dorëzuar ankesë në IAP deri më tani janë:
- Shoqata Sindikale e Shërbimit Sprovues të Kosovës –(SHSSHSK)
- Sindikata e Policisë së Kosovës
- Shoqata Sindikale e Punëtorëve të Administratës Tatimore të Kosovës
- Shoqata Sindikale e punëtorëve Autoritetit të Aviacionit Civil-AAC-së (SPAAC)
- Shoqata Sindikale e Punëtorëve të Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm
- Instituti Kosovar i Drejtësisë (IKD)
- Këshilli Prokurorial i Kosovës
- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve
- Qendra për Punë Sociale-Komuna e Prishtinës
- Autoriteti Rregullator për Shërbimet e Ujit (ARRU)
- Zyra e Rregullatorit për Energji – ZRRE
- Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM)
- Këshilli Gjyqësor i Kosovës
- Administrata Qendrore e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës
- Stomatologët specialist që punojnë në Kujdesin Primar Shëndetësor
- Mësimdhënës të Gjimnazit “Kuvendi i Arbërit” – Ferizaj
- Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës
- Auditorët e brendshëm
- Infermierët
- Grupi i Laborantëve të Lartë Mjekësor
- Shoqata e Instrumentarëve të Kosovës