Skuadra e Chelseat ka kaluar në çerekfinale të UEFA Champions League pasi mbrëmë eliminoi Borussia Dortmundin duke mposhtur me rezultatin 2 me 0.
Një moment interesant ndodhi në fundin e ndeshjes, ku një tifoz u fut në fushë dhe shkoi te mesfushori argjentinas, Enzo Fernandez.
Enzo Fernández giving his shirt to young Chelsea fan who was crying ???????????? #UCL pic.twitter.com/Anfq5roK4u— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) March 8, 2023
Mësohet se tifozi i vogël ishte shqiptar, emri i tij Brenden Mesi – dhe është tifoz i madh i skuadrës londineze. Po ashtu, është një tifoz i madh i fituesit të Kupës së Botës me Argjentinën (Enzo).
Djaloshi ka shumë foto me lojtarë të Chelseat dhe ëndrra e tij ishte që një ditë të futej në fushë për ta marrë një fanellë.
Kujtojmë që mbrëmë golat për ekipin e Graham Potter i shënuan: Kai Havertz dhe Raheem Sterling.