Bayern Munchen ka shënuar fitore me rezultat 2-0 ndaj Paris Saint-Germain në kuadër të ndeshjes kthyese të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.
Pas dy ndeshjeve Bayerni kualifikohet në çerekfinale me rezultat të përgjithshëm 3-0.
Choupo – Moting shënoi për 1-0 në minutën e 61-të pas asistimit të Goretzkës.
Për 2-0 shënoi Gnabry i asistuar nga Joao Cancelo.