Humb jetën një person pasi goditet nga vetura në Veternik

Humb jetën një person pasi goditet nga vetura në Veternik

Një person ka humbur jetën pas një aksidenti në lagjen Veternik, në Prishtinë.

Këtë e konfirmoi zëdhënsja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një këmbësor dhe një automjet.

Ahmeti tha se viktima nuk ka mundur t’i përballojë plagët e marra dhe si rrjedhojë ka ndërruar jetë.

“Sot rreth orës 14:30  kemi pranuar informatën se në lagjen Veternik, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident, kanë qenë të përfshirë, një këmbësor dhe një automjet në lëvizje”.

“Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori, i cili nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti  ka ndërruar jetë . Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”.

“Aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri te ky aksident trafiku, ndërkohë që ngasësi i automjetit është shoqëruar në stacion policor”, ka thënë Ahmeti për Gazetën Enigma.

Related Articles