Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të dielën në rrugën “Dibra” në Mitrovicë”, ku një burri dyshohet se ka tentuar ta vras gruan e tij.
Gjithçka dyshohet se ndodhur në orët e pasdites, në shtëpinë e tyre, kur para syve të fëmijëve, i dyshuari A.D., mori një sëpatë dhe tentoi ta godas bashkëshorten e tij.
Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se gruaja është viktimë e dhunës në familje që një kohë të gjatë, pasi burri i saj në vazhdimësi ka ushtruar dhunë psikike, por deri në këtë pikë nuk kishte eskaluar asnjëherë.
Sinjali mëson se rasti që ndodhi dje tronditi gruan dhe fëmijët e saj, të cilët e shpëtuan nënën, kur babai i tyre iu vërsul për ta goditur me sëpatë dhe ata ndërhynë, para se të ndodhte diçka më e rëndë për gjithë familjen.
Bazuar në dëshminë e viktimës, të dhënë para hetuesve policorë, motiv i dhunës që ajo po përjeton janë telashet me bashkëshortin, që kanë ardhur si rezultat i xhelozisë së tij, që kaloi në dhunë fizike.
Ajo ka rrëfyer krejt çka ndodhi gjatë ditës së djeshme, por edhe më parë, si dhe kërkoi ndihmë nga Policia. Si rezultat i denoncimit, Policia është aktivizuar dhe ka arrestuar personin e dyshuar, i cili është shoqëruar në stacion policor për intevristim.
Të njëjtat burime thonë se Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor ndaj të dyshuarit dhe inicimin e rastit për veprën penale “Vrasje në tentativë”, ndërsa veprimet e tjera do të ndërmerren brenda afatit ligjor. / Gazeta Enigma.