Nuk kanë të ndalur problemet tek skuadra e Prishtinës në futboll.
Klubi më i suksseshëm kosovar, FC Prishtina po kalon në një krizë të rezultateve dhe para pak minutash informuan se kanë shkarkuar trajnerin Ismet Munishi.
Munishi i cili kishte 8 fitore, 8 barazime dhe 9 humbje me klubin nuk ka përmbushur objektivat dhe është shkarkuar nga ekipi kosovar.
Megjithatë, problemet nuk ndalen këtu. GazetaBlic Sport mëson jo zyrtarisht se presidenti i klubit, Hakif Gashi është larguar nga FC Prishtina para pak ditësh.
Sipas informacioneve, Gashi nuk është më pjesë e klubit dhe tashmë ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit.
Gashi ishte emëruar kryetar i klubit në gusht të vitit 2022, teksa aventura e tij zgjati rreh 8 muaj në këtë pozitë, derisa ai kumtoi lajmin për largim.
Kujtojmë se FC Prishtina është në vendin e katërt në renditje tabelare me 42 pikë të grumbulluara.