Tri vdekje të dyshimta janë raportuar të hënën në Kosovë, raporton Gazeta “Enigma”.
Policia njofton se në Gjilan një person ka ndërruar jetë në rrethana të panjohura në banesën e tij.
“Gjilan 13.03.2023-16:30. Viktima mashkull kosovar në rrethana të panjohura sipas familjarëve ka ndërruar jetë në banesën e tij. Njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dal në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës”, thuhet në raportin policor.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Rasti tjetër ka ndodhur në Mitrovicë, ku sipas familjarëve një femër ka ndërruar jetë po ashtu në banesën e saj në rrethana të panjohura.
“Mitrovicë 13.03.2023-17:30. Viktima femër kosovare në rrethana të panjohura sipas familjarëve ka ndërruar jetë në banesën e saj. Njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dal në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës”, thuhet tutje në raport.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Ndërsa, në Prishtinë një person ka njoftuar se babai i tij ka ndërruar jetë.
“Prishtinë 13.03.2023 – 10:30. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se babai i tij ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, thuhet më tej në njoftimin e policisë.
Me vendim të prokurorit është hapur rasti “Hetim i vdekjes” dhe trupi i pajetë u është liruar familjarëve.