Skuadra e Prishtinës ka fituar ndaj Ballkanit në çerekfinalen e Kupës së Kosovës.
Prishtina ka mposhtur Ballkanin me rezultatin 0-2, për të kaluar tutje në gjysmëfinalen e këtij kompeticioni.
Pas eliminimit nga Kupa e Kosovës, trajneri Ilir Daja u shpreh shumë i pakënaqur me referimin e Dardan Çakës.
“Nuk mund të rri dot pa folur për arbitrat, pasi deri tani s’kam folur, nuk ka asnjë lloj kontakti tek penalltia, ose konktat shumë i lehtë. Arbitri e sheh intensitetin, çdo lloj kontakti nuk është penallti. Pjesën tjetër mendoj se më shumë e kërkoi fitoren Prishtina. Tani duhet të fokusohemi tek kampionati”, tha ndër të tjerash Daja në Art Sport