Punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës kanë lajmëruar se sot nga ora 12:00 do të protestojnë në sheshin “Nënë Tereza” në kryeqytet. Ata përmes këtij veprimi sindikal po kërkojnë rritje rrogash.
Përpos rritjes së rrogës, punëtorët e KEK-ut, po kërkojnë edhe pagesën për shujtën ushqimore, rrezikshmërinë në punë, pagesën për punën në vikend sipas Ligjit të Punës, si dhe respektimin e vendimeve të gjykatës për këtë kërkesë.
Kryetari i Sindikatës së Re Korporata Energjetike e Kosovës, Nexhat Llumnica u shpreh se kjo protestë do të zhvillohet në sheshin “Nënë Tereza” dhe kërkesat e tyre janë esenciale.
Ai tha se edhe premtimet e bëra për rritje të pagesës për shujtën dhe marrëveshjen kolektive nuk janë realizuar.