Dy ndeshje të shtunën dhe tri të dielën, do të jenë përballjet që na presin në xhiron e 26-të të Superligës në futboll, raporton Gazeta Enigma.
Java hapet me sfidën mes Drenicës e Prishtinës. Të dy ekipet janë në formë të tmerrshme në këtë stinor pranveror.
Drenicasit në pesë sfidat e fundit kanë vetëm një fitore, karshi katër humbjeve.
Një fitore kanë edhe bardh e kaltrit, dy barazime e po aq humbje. Edhe përkundër kësaj forme, Prishtina vazhdon të jetë e katërta në klasifikim me 32 pikë, derisa ekipi nga Skenderaj e mbyll atë me 23 pikë.
Sfida e fundit e së shtunës është mes Malishevës e Dritës. Të kaltrit nga Gjilani hyjnë të motivuar në këtë ndeshje, pas triumfit në derbin e anamoravës, derisa malishevasit u eliminuan nga Kupa në mesjavë.
Drita është lidere në tabelë pas 25 xhirove, ka 51 pikë, një më pak se përcjellësi më i afërtë. Malisheva është e shtata me 28 pikë.
Ndeshja kryesore luhet mes Gjilanit e Llapit. Të kuqtë nga Gjilani janë të tretit në klasifikim, kanë shtatë pikë më shumë se llapjanët të gjashtit.
Në pesë ndeshjet e fundit, më mirë qëndrojnë gjilanasit, me tre fitore, një humbje e një barazim. Në krahun tjetër, Llapi ka tri humbje e dy fitore.
Skuadra e dytë e tabelës, Ballkani këtë javë i shkon Ferizajt në super formë.
Kampionët nuk dinë për fitore tash e katër xhiro, kanë tri barazime radhazi e një humbje.
Kurse, ferizajasit në pesë ndeshjet e fundit kanë marrë 10 pikë nga 15 të mundshmet. Ata janë të tetit në tabelë më 27 pikë.
Ballafaqimi i fundit është mes Trepçës’89 e Dukagjinit. 89-shi pësoi humbje javën e kaluar, derisa klinasit fituan dy javët e fundit. Mitrovicasit janë të fundit në tabelë, derisa Dukagjini i pesti në tabelë.