Borrell bën presion para takimit Kurti-Vuçiq: Sytë e BE-së janë te Ohri

Borrell bën presion para takimit Kurti-Vuçiq: Sytë e BE-së janë te Ohri

Përfaqësuesi i lartë i BE-së, Joseph Borrell, ka folur para nisjes së takimit mes Kurtit e Vuçiqit.

Në një postim në Twitter, Borrell ka thënë se sytë e BE-së dhe Ballkanit Perëndimore sot janë në Ohër.

Ai ka thënë se sot do të diskutohet për ankesin e zbatimit të planit evropian, që sipas tij është pjesë integrale e marrëveshjes për normalizimin e raporteve mes dy vendeve.

“Sytë e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor janë sot te Ohri. Pas diplomacisë intensive ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, do të diskutojmë me Aleksander Vuçiq dhe Albin Kurtin aneksin e zbatimit – pjesë integrale e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve”, ka shkruar Borrell. 

Postimi:

Related Articles